Skip to content

Raketa, bomba dhe helikopterë: SHBA planifikon t’i shesë Izraelit armë me vlerë tetë miliardë dollarë

izrael tenk oktobar2023 epaefe e1735976322230

Administrata Biden ka informuar jozyrtarisht Kongresin Amerikan se ka propozuar një shitje prej tetë miliardë dollarë armë për Izraelin: municione për avionë luftarakë dhe helikopterë sulmues. Është Axios që e jep këtë lajm, duke cituar dy burime.

Që marrëveshja të zbatohet, kërkohet miratimi i komisioneve të brendshme dhe të senatit. Armët e planifikuara për t’u shitur përfshijnë municione artilerie me raketa ajër-ajër të përdorura për të mbrojtur avionët luftarakë kundër kërcënimeve të tilla si dronët, thuhet në raport.

“Presidenti (Biden) tha qartë se Izraeli ka të drejtë të mbrojë qytetarët e tij, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe ligjin ndërkombëtar humanitar, si dhe të pengojë sulmet nga Irani dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha zyrtari amerikan, sipas Axios.

Pra, ndërsa Izraeli po kryen një gjenocid në Gaza, duke shkelur haptazi ligjin ndërkombëtar e atë humanitar, në mënyrën më cinike, administrata e Bidenit në ikje shqetësohet se mos këto ligje shkelen kundra shtetit sionist.

Përpjekjet diplomatike deri më tani kanë dështuar për t’i dhënë fund luftës 15-mujore të Izraelit në Gaza. Mandati i Presidentit Joe Biden përfundon më 20 janar, kur Donald Trump do të zërë vendin e tij. /teshesh.com/