Dy raketa izraelite shembën një ndërtesë në Gaza ku gjendeshin zyrat e Al Jazeera-s, Associated Press dhe medieve të tjera.

Pas gjithë kësaj ngjarje ka reaguar ish-gazetarja nga Kosova, Gerantina Kraja, e cila jeton në Izrael bashkë me burrin e saj, gazetarin Nebi Qena, i cili punon për Associated Press.

Kraja ka treguar për trishtimin që ka përjetuar teksa ka dëgjuar burrin e saj duke komunikuar me ekipin e tij nga Associated Press-it pas gjithë asaj që ka ndodhur.

“E shtangur nga frika derisa dëgjoj burrin tim Nebi Qena teksa thotë se do të rindërtojnë gjithçka pasi zyrat e Associated Press në Gaza ku qëndronin ekipet e jashtëzakonshme janë shkatërruar nga një sulm ajror i Izraelit”, shkruan Kraja në Tëitter.

Për ultimatumin rreth bombardimit, e para kishte njoftuar një gazetare e Al Jazeera-s, duke treguar se Izraeli kishte dhënë një orë kohë për evakuim nga ndërtesa. Edhe një gazetar holandez ka treguar se brenda ndërtesës s’ka qenë askush kur është bombarduar.

“E pabesueshme. Gazetarët kanë dalë nga ndërtesa me kohë, por pajisjet dhe arkiva, janë shkatërruar”, ka shkruar Olaf Koens.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re