Të paktën gjashtë izraelitë u plagosën kur një breshëri raketash të lëshuara nga Gaza goditën zonat qendrore izraelite të mërkurën në mbrëmje.

Sipas faqes së lajmeve “Times of Israel”, raketat nga Gaza goditën zonat Rishon Lezion, Petah Tikva, Bat Yam dhe Rosh Ha’ayin në Izraelin qendror pranë qytetit të Tel Avivit.

Më tej thuhet se raketat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërkohë, krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al-Qassam thanë se kanë goditur zonat rreth Tel Avivit, Izraelin qendror, me raketa “në përgjigje të krimeve izraelite kundër civilëve (palestinezë)” në Gaza.

Avionët luftarakë të ushtrisë izraelite vazhduan të godasin zonat në të gjithë Gazën duke lënë qindra të vrarë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas deklaratave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza të mërkurën.

Konflikti në Gaza filloi kur grupi palestinez Hamas nisi operacionin “Tufani i Al-Aksa-së”, një sulm i papritur shumëdimensional që përfshinte lëshimin e një breshërie raketash dhe depërtimesh në Izrael nga toka, deti dhe ajri.

Grupi tha se inkursioni ishte në shenjë hakmarrjeje për sulmet në xhaminë Al-Aksa dhe dhunën në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve. Ushtria izraelite më pas nisi fushatë të pamëshirshme ajrore kundër Rripit të Gazës.

Më shumë se 7.900 njerëz janë vrarë në konflikt, përfshirë të paktën 6.546 palestinezë dhe mbi 1.400 izraelitë.

Gjithashtu, 2.3 milionë banorët e Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe karburant, ndërsa autokolonat e fundit e ndihmave të lejuara në Gaza kanë bartur vetëm një pjesë të asaj që nevojitet.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re