Ukraina nuk gjen qetësi nga bombardimet ruse, këtë herë shënjestër e tyre ka qenë qyteti i Dnipros në Ukrainën Qendrore.

 

Sipas guvernatorit të këtij rajoni 3 persona kanë humbur jetën ndërsa 15 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve. Guvernatori shkroi në rrjetet sociale se raketat kishin goditur një fabrikë industriale e ku ishin shkaktuar dhe viktimat. Sipas tij ushtria ukrainase rrëzoi katër nga gjashtë raketat e hedhura në qytet.

 

Kievi gjithashtu ka akuzuar Rusinë se po përdorë termocentralin më të madh bërthamor në Evropë atë të Zaporizhias, si bazë për ruajtjen e armëve, duke përfshirë sistemet raketore.

 

Ndërkohë këtë të shtunë sirenat kanë rënë sërish në Kiev, duke paralajmëruar sulme ajrore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re