Deputeti Vullnet Sinaj ka dalë me disa këshilla kundër koronavirusit.

Ai thotë që qytetarët të përdorin raki “ballë kazani” si dizifektues.

“Kujdesuni për veten, sepse kështu do të kujdeseni për familjen tuaj dhe gjithë shoqërinë! 

Higjena dhe shmangia e takimeve me shumë njerëz këto ditë është masë parandaluese, prandaj nuk duhen neglizhuar. 

Alkoli po këshillohet si dezinfektanti më i mirë për parandalimin e virusit. 

Rakia Ball Kazani nuk mungon as në zonën e Vlorës prandaj, të dashur miq pini më pak dhe ndajeni rakinë me zonjat tuaja, për të pastruar dhe dezinfektuar”, shprehet deputeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re