Një fjalën e mbajtur në Kuvend, deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni i ka quajtur deputetët socialistë, lëpirësa.

“Jemi përpara shtetit të fadromës dhe shtetit të buldozerit. Kjo mazhorancë nuk ka më integritet përpara popullit që pas shembjes së godinës së Teatrit. Nuk mundet ta shuaj dhimbjen e madhe të popullit asnjë injorant që ka ardhur në qytet dhe e quan atë godinë tallash. Nuk e pranoj si tiranas diçka të tillë. Ai është celenit o injorantë, o injorantë, që përdorët në studiot më të shtrenjta. Suedezët mburren me godinat me baltë. Çdo komb krenohet me historinë e tij.

Të huajt i kanë si godina lepujsh, por i ruajnë, i promovojnë. Çfarë lloj speciesh jeni mor? Lëpirsa lolipopi”, u shpreh deputeti i opozitës Gjoni, i cili më pas shpërndau lëpirse për deputetët e mazhorancës.

Nuk mungoi përgjigjja e Ruçit, e cila fillimisht i ndërpreu fjalën me pretendimin për etikën, ndërsa më pas i tha: “Në dash mbaj në xhep në dash mbaj në gojë është e drejta jote. Aj që nxorre nga goja nuk është në etikën parlamentare. Në dash fute në gojë në dash në xhep. Koha e debatit është për arsye tjetër. Nëqoftëse ke diçka gjë për komisionin zgjedhor të zgjedhjes atëherë flisni.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re