Kryeministri Rama ka publikuar disa fotografi të Rally Albania 2023, në edicionin e tij të 19-të. Kreu i qeverisë shprehet se ky event shërben si një mundësi për të promovuar traditën dhe mrekullinë e rivierës sonë.

“MIRËMËNGJES dhe me energjinë që përcjell Rally Albania 2023, në edicionin e tij të 19-të, me pjesëmarrjen e 22 shteteve duke i rënë qark e tërthorë Shqipërisë si promovim i traditës më të mirë, kulinarisë fantastike dhe mrekullisë së rivierës tonë, ju uroj ditë të mbarë.”, ka shkruar kryeministri Rama.

Ngjarja më e madhe e motorsportit shqiptar nisi edicionin e 19-të më 3 Qershor dhe do të zgjasë deri më 10 Qershor.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re