Skip to content

Rama: 10 ditët e fundit kemi rënie të shtrimeve në spitale, falë rezistencës tuaj

Kryeministri Edi Rama publikoi një grafik në “Facebook”, që sipas tij tregon sesi kanë ecur shtrimet në spitalet COVID gjatë këtyre 10 ditëve. Rama tha se numri i pacientëve të shtruar ka ardhjur në rënie.

 

“🟢 SHUMË E RËNDËSISHME: FALË MASAVE TË SHPEJTA E TË FORTA DHE REZISTENCËS SUAJ TË SHKËLQYER, 10 DITËT E FUNDIT KEMI RËNIE GRADUALE TË SHTRIMEVE NË MJEDISET SPITALORE COVID👍”

 

Për kreun e qeverisë, kjo tregon se Shqipëria po bën gjënë e duhur. Ai u kërkoi qytetarëve që të vijojnë të rezistojnë.

 

“Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur, e dyta duhet të vazhdojmë kështu me durim sepse armikun e kemi pas çdo porte, e treta po vazhduam kështu, do dalim me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike🙏”