Kryeminsitri Edi Rama bëri me dije se për për përballuar situatën e vështirë ekonomike të krijuar nga koronavirusi, 150 milion dollarë janë garanci sovrane për turizmin, fasonet dhe bizneset prodhuese.

“150 mln dollarë garanci sovrane janë për turizmin, fasonët dhe bizneset prodhuese me ndarje risku mes qeverisë dhe bankave duke pasur parasysh nevojën e sektorëve.

Duke parë dinamikën dhe nëse lufta do të na thoshte se mbaron nesër paketa do të ishte ndryshe.

Në instrumentin e parë vendosëm që qeveria të marrë përsipër koston e interesit për kreditë. Po ashtu paketa e zgjeruar përcakton se të gjitha sipërmarrjet, sistemin bankar, telekomunikacionin dhe furnizimit me mall, që kanë pasur volum të rritur, pagesat e kësteve të tatim fitimit do të mund ti bëjnë pas 30 shtatorit.

Për turizmin, fasonët, call center dhe bizneset e vogla deri në 14 mln lekë në vit pagesat do të shtyhen përtej 31 dhjetorit të këtij viti, të kësteve të tatim fitimit. Shtyrja do të bëhet në mënyrë proporcionale. Paketa do të miratohet brenda 48 orëve dhe shuma do të lëvrohet pas 20 prillit”, deklaroi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re