Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për inceneratorët duke u shpreh se Komisioni Hetimor e ka bërë punën e vetë dhe ka zbardhur të vërtetën e kësaj afere korruptive.

Basha u shpreh se shumë shpejt do të përgatitet edhe raporti i Komisionit, që sipas tij, disa deputetë të PS janë të habitur se nuk ndodhen në burg.

Pushtimi rus ndaj Ukrainës – “Ka një ngjarje madhore dhe një qëndrim të qartë i PD është shprehur dënimi i agresionit rus, i bëj thirrje NATO-s dhe OKB për një thirrje të bashkuar kundër këtij agresioni sur”, tha fillimisht Basha.

Inceneratorët – “Për më shumë se dy javë opozita dhe “Komisioni Tabaku” ia ka ndalë të zbardhë aferën e inceretaorëve, pra janë 430 milionë euro të cilat i janë zhvatur qytetarëve shqiptarë, nga Edi Rama, 3 ministra dhe 3 kryebashkiakë të tij. Nuk futen në thes kjo e vërtetë, është e turpshme sesi sot zhbëhet dhe duan të mbulojnë diellin me shoshë. Për herë të parë gjatë këtyre viteve komisioni nuk është censuruar nga mediat, ajo që ne kemi denoncuar me fakte nga selia e PD sot u provua me fakte nga komisioni hetimor. Sidoqoftë ky është vetëm fillimi. Ndonjëri nga ministrat çuditet që nuk është në pranga por sot është në sallën e Kuvendit, duhet të ishte me Lefter Kokën në qeli.

Kam një thirrje për SPAK. Përmasat e këtij skandali janë të zbërthyer në fakte konkrete, veprimet e Veliajt janë bërë pa vendim të këshillit bashkiak. Ai ka gënjyer në dëshminë e tij për të nisur procedimin penal të tij. Brenda ditës këta hapën ofertën dhe u zgjodh fituesi dhe më pas u lidh kontrata duke pas u dha parapagesa 20 milionë euro nga paratë e shqiptarëve. Do të mjaftonte fakti që Edi Rama nuk arriti të japë përgjigje asnjë pyetje. Si ka mundësi u bënë 3 procedura të ndryshme, Elbasani, Fieri dhe Tirana. Vetë Veliaj në Tiranë dëshmoi duke u vetë-demaskuar se është bërë jo vetëm kundër ligjit por asnjë mbështetje ligjore, këto nuk janë më denoncime. Këtë duhet ta dinë shqiptarët 430 milionë eurot e inceneratorëve janë marrë nga një grup i strukturuar kriminal. I vetmi i ndaluar është Lefter Koka që është bishti i kësaj afere. Keqbërësit sa më shumë vonohen shkatërrojnë provat intimidojnë dëshmitarët. Socialistët kanë bllokuar dëshminë e shumë njerëzve të rëndësishëm për këtë korrupsion korruptim, dëshminë e punonjësve të cilët nën presion u detyruan të mos tregojnë të vërtetën. Ata duhet të tregojnë emrat e atyre që i detyruan të firmosnin”, tha Basha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re