Qeveria ka prezantuar paketen e dyte ekonomike qe tashme eshte zgjeruar dhe do ti vije ne ndihme turizmit, fasonerive, biznesit te madh dhe atij te vogel qe ngeli jasht nga paketa e pare.
176 mije persona te cilet ose jane pzulluar nga puna ose biznesi i tyre eshte mbyllur per shkak te masave te marra, do te perfitojne nga paketa financiare prej 70 milion dollaresh.
EDI RAMA
KRYEMINISTRI I SHQIPERISE
Sot qe flasim kjo pakete e zgjeruar do mbeshtese 176 mije te tjere. Të gjithëve do ti japim mundësinë financiare për të përballuar këto ditë vendimtare deri në fund të muajit maj sepse besojme se duke mbajtur fort zinxhirin mbrojtës, kurba e infeksionit do të shkojë në ulje të vazhdueshme dhe do të lëvizim jashtë perimetrit të rrethimit me hap të matur por me masa strikte.
Kryeministri sqaroi se ne kete pakete, paga e luftes per secilin punonjes qe ka mbetur pa pune dhe te ardhura do te jete 400 mije lekë (të vjetra).
EDI RAMA
KRYEMINISTRI I SHQIPERISE
10 mijë të punësuar në turizëm do të marrin 400 mijë lekë. 66 mijë punonjës që janë larguar nga biznesi i madh, do të jetë ndihma 2,64 miliard lekë dhe të punë suarit do të marrin direkt 400 mijë lekë. 100 mijë punonjës në biznese të vogla që kanë punuar, por me xhiro minimale dhe nuk kanë përfituar nga paketa e parë do të marrin 400 mijë lekë. Për bizneset që iu refuzua ndihma dua të sqaroj që nuk mund të miratoheshin pasi nuk ishin në paketën e parë, por do të përfshiheshin në paketën e zgjeruar. Sot jemi të gatshëm për t’i trajtuar ndërshmërisht të gjithë.
Ndersa per turizmin, fasonet dhe bizneset prodhuese qeveria do te vendosi ne dispozicion garancine sovrane prej 150 mije dollaresh.
EDI RAMA
KRYEMINSTRI I SHQIPERISE
“150 mln dollarë garanci sovrane për turizmin, fasonët dhe bizneset prodhuese me ndarje risku mes qeverisë dhe bankave duke pasur parasysh nevojën e sektorëve. Ne kemi vendosur se nuk mund ta bënim dje, gjithmonë duke parë dinamikën, se nëse lufta do të na thoshte se mbaron nesër paketa do të ishte ndryshe. Në instrumentin e parë vendosëm që qeveria të marrë përsipër koston e interesit për kreditë. Po ashtu paketa e zgjeruar përcakton se të gjitha sipërmarrjet, sistemin bankar, telekomunikacionin dhe furnizimit me mall, që kanë pasur volum të rritur, pagesat e kësteve të tatim fitimit do të mund ti bëjnë pas 30 shtatorit. Për turizmin, fasonët, call center dhe bizneset e vogla deri në 14 mln lekë në vit pagesat do të shtyhen përtej 31 dhjetorit të këtij viti, të kësteve të tatim fitimit. Shtyrja do të bëhet në mënyrë proporcionale. Paketa do të miratohet brenda 48 orëve dhe shuma do të lëvrohet pas 20 prillit”
Vec paktes kryeministri berei te ditur se nga e shtuna do te nisi plan i riatdhesimit ku fluturimet do te nisin me Romen, ndersa kerkoi nga qyetaret te pronotojne hotelet ku do te karantinohen
