Kryeministri Rama ka komentuar mbledhjen e gjatë që u zhvillua pasditen e sotme online, e drejtuar nga Presidenti Ilir Meta. Në Twitter, Rama shkruan:
Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim!
Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, pollitika do ishte shumë ndryshe – përfundon statusin e tij në Twitter shefi i Qeverisë shqiptare.