“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është një institucion i sigurisë ushqimore dhe jo i gjobave”,- Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat, gjatë prezantimit të drejtorit të ri, Agim Ismaili.
 
Rama deklaroi se AKU nuk do te vendosë më asnjë gjobë të paargumentuar. Kreu i qeverisë shtoi se në vend janë me qindra thertore të palicencuara, të cila duhet të mbyllen.
 
Kreu i qeverisë shtoi se edhe drejtuesit e ri te këtij institucioni do të jenë në provë për performancën e tyre në 100 ditët e para.
 
Ky është qëndrimi i plotë i kryeministrit Rama:
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re