Kryeministri Edi Rama nuk kurseu epitetet e shumta ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike në Elbasan, Aurel Bylybashi, pas thirrjeve të tij për “vëllavrasja për të mbrojtur demokracinë”.

“Asnjë shans nuk kanë ata. Ai veshgjati që thoshte nuk lejojmë të na e bëjnë prapë si na e bënë në 1944. Ai është një kokërr injoranti. Në atë kohë të cilës ai i referohet, opozita u vra. Sot opozita vret veten.

Në atë kohë u vendos asgjësimi i pluralizmit dhe ndalimi i çdo opozite. Sot është opozita që kërkojnë të marrë peng procesin politik dhe pluralizmin, për më të keqen e gjëra, për të marrë peng Shqipërinë. Ai i shkreti vdes të bëhet drejtor hipoteke.

Ç’lidhje ka ai me historinë? Me historinë e gjithë atyre socialistëve dhe demokratëve që të rrisin fëmijët e tyre këtu.

Çlidhje ka ai veshgjatë që del e flet sikur po ha tavë dheu me Lulin. Ai është një turp për Elbasanin, një shëmti për Elbasanin, ai është një aksident i natyrës, ai është një gabim njerëzor. 

Ai është krijuar në një moment ku Zoti nuk e ka pasur mendjen. Një brutal del e na thotë vëllavrasja çfarë problemi ka.

Një rrufe në qiellin e pastër të Elbasanit, një personazh qesharak që është e mjaftueshme ta braktisni Partinë Demokratike për sa kohë përfaqësohet nga ai. Është çehrja tipike e shpirtit të keq.

Është vemja tipike që ka ngrënë vazhdimisht trungun e kësaj politike qysh kur Ismail Qemali ngriti flamurin.

Unë dua që të gjithë ta kenë të qartë. Nuk është çështja e Edi Ramës, e qeverisë, është qeshja e dinjitetit të çdo njeriu.

As ky, as ata, as Neritani i shkretë nuk kanë faj. Faji është te 4 veta për ta bërë Shqipërinë plaçkë për të tregtuar karrierën e tyre”, deklaroi Rama në Elbasan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re