Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se anulimi i mbledhjes sw dy qeverive ka ndodhur nga homologu i tij, Edi Rama, dhe sipas tij një gjë e tillë është e paarsyeshme.

Kurti ka thënë se mbledhjet e dy qeverive nuk mund të zëvendësohen me takime të kryeministrave.

Por sipas tij, anulimi i mbledhjes së përbashkët nuk do të thotë asgjë sa i përket qëndrimit dhe sjelljeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke shtuar se bëhet fjalë për dy shtete të të njëjtit komb.

“Kjo mbledhje është përgatitur muaj më parë dhe me kryeministrin Rama ne jemi në kontakt dhe takohemi shpesh, mirëpo mbledhjet e dy qeverive janë diçka tjetër, nuk mund të zëvendësohen mbledhjet e qeverive me takime të kryeministrave për shkak se ne duhej të nënshkruanim 13 marrëveshje”, ka thënë Kurti, raporton Kosovapress.

Shefi i ekzekutivit ka folur para gazetarëve në Prishtinë pasi ka dhuruar gjak në tendën e vendosur në sheshin “Nënë Tereza”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re