Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ka vendosur krijimin e një ministrie të re pas tërmetit.

Ajo do të quhet ministria e Shtetit për Rindërtim dhe do drejtohet nga Arben Ahmetaj.

Vendimi i ka shkuar Presidentit Meta për dekretim.

“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program, të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, shkruan Rama në twitter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re