Skip to content

Rama: Askush nuk do ta marrë diplomën para 3 vitesh punë

640 0 1666277889xedi rama 604

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish deklaratën se nuk do të jepen diplomat për të rinjtë që mbarojnë universitetin.

 

Gjatë një takimi me nxënësit që kanë fituar “medaljen e artë”, Rama tha se askush nuk do ta marrë diplomën para 3 vitesh punë në vendin tonë.

 

“Midis 200-400 do japim një pagë për çdonjë. Por asnjë nuk do e marrë diplomën para 3 vitesh. Je mjek, do punosh këtu, pastaj do marrësh diplomën, e pastaj je i lirë të ikësh jashtë. Do punojmë që ta bëjmë për lëndët prioritare edhe të tjerat. Nuk vazhdojmë dot më kështu. 3 vite punë në vendin tonë, e bëjnë më të fortë kandidaturën tënde.

 

Në vend se të ikësh direkt sapo të kesh mbaruar shkollën. Tjetra e rëndësishme është që universiteti po ndryshon. Më vjen mirë që numri juaj që kanë vendosur të studiojnë këtu, këtë vit është më i madh se në të shkuarën. 87% do studiojnë në Shqipëri. Nuk keni bërë gabim”, theksoi kreu i qeverisë.