Skip to content

Rama: Askush nuk do të marrë diplomën pa bërë tre vite punë

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish deklaratën se nuk do të jepen diplomat për të rinjtë që mbarojnë universitetin.

 

Gjatë një takimi me nxënësit që kanë fituar “medaljen e artë”, Rama tha se askush nuk do ta marrë diplomën pa bërë 3 vitesh punë në vendin tonë.

 

“Tek mjekësia, tek ato që janë degët prioritare do të fokusohemi dhe nga 20 në vit, me këtë sistem që kemi zgjedhur ne do të financojmë mes 200 dhe 400, në varësi se nuk i parashikojmë ne, në varësi nga numri që kemi dhe duke parë dhe mesataren sesi ka qenë, midis 200 dhe 400 ne do japim një pagë për çdonjërin por ama askush që do hyjë në këtë sistem nuk do ta marrë diplomën përpara 3 vjetësh. Që do të thotë, je mjek, do të financojmë, do punosh 3 vjet mjek, patjetër, këtu dhe pastaj do marrësh diplomën me të gjitha nderimet e nevojshme dhe je i lirë të rrish këtu apo të shkosh jashtë, pa problem.”, theksoi kreu i qeverisë.