Analisti, Erl Murati, i ftuar në emisionin Log theksoi se kryeministri Edi Rama asnjëherë nuk i dorëzon përpara drejtësisë njerëzit që ka në parti, por sipas tij, e bën vetëm kur është i detyruar.
Murati tha se kryebashkiaku Erion Veliaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku duhet të jepnin dorëheqjen.
“Kryeministri Rama i mbron të tijët, unë kam një mendim të kundërt me të tjerët. Nëse kujtojmë se Tahirit i erdhi kërkesa e tij për arrestimin në parlament. Unë besoj se ajo që qarkullon si përrallë, që Edi Rama i lëshon të tijët kjo është një përrallë.
Kjo ndodh vetëm kur Rama është i detyruar që nuk i mbron dot. Fakti që ai ka vendosur që Ballukun ta mbaj nën detyrë vijon logjikën që ta mbajë në mbrojtje për figurat e tij.
Unë besoj se është dëshmia e kulturës së dobët politike. Ne kemi kryebashkiaken, zëvendëskryeministrën që janë të akuzuar dhe vijojnë të qëndrojnë në detyrë. Ne presupozohet që jemi vend që duam të anëtarësohemi në BE. Pra këta njerëz duhet të kishin dhënë dorëheqjen.”, tha Murati.
