Akuzat e opozitës për inceneratorët kane detyruar kryeministrin Edi Rama te deklaroje se do te japë dorëheqjen nëse partia demokratike fakton se ata do t’u kushtojnë shqiptareve 400 milionë euro. Ne seance plenare kryeministri ka sqaruar se dy impiantet e djegies se mbetjeve ne fier dhe Elbasan kushtojnë vetëm 54 milionë euro, por pavarësisht kësaj, rivali i tij politik Lulzim Basha ka këmbëngulur ne shifrën e denoncuar prej opozitës.
 
Dy politikanet kane replikuar edhe per buxhetin dhe Basha ka denoncuar projektin 1 miliardë si projekt për pastrimin e parave
 
Mes akuzave per lidhje me krimin, kryeministri Rama ka deklaruar se është lideri i opozitës ai i cili i njeh trafikantet e drogës Habilaj.
 
Pjese e debatit mes Rames e Bashes qe zgjati për me shume se 2 ore ne séance plenare, dy politikanet nuk i kursyen edhe sulmet personale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re