Bardh Spahia, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e Shkodrës gjatë një lidhje për Skype për emisionin ‘Pushteti’ nga Juela Meçani ka folur për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Spahia premtoi se qytetarëve të shkodrës do t’u kthejë një qytet të pastër, me hapësira të mëdha publike, investime në infrastrukturë dhe kopshte të reja. Gjithashtu Spahia nuk harroi të sulmojë as kundërshtarët e tij politikë, PS dhe PD-në zyrtare e cila sipas tij ka bërë marrëveshje me kryeministrin Edi Rama.

“Ka një bindje absolute se Shkodra dhe bashkia e saj është braktisur dhe lënë mënjanë nga qeverisja qendrore. Në fakt është e vërtetë sepse nga të gjitha informacionet që kam marrë kështu më rezulton.

Është shumë domethënës fakti që PS nuk njeh kandidatin që ka dalë nga vota e lirë e PD por një kandidatin e selisë dhe ish drejtuesve dhe ish kryetarit të PD të shkarkuar më 11 dhjetor. Duket qartë që ka një bashkëpunim koalicion mes Bashës dhe Ramës. Kundërshtari kërkon dhe njeh si kundërshtar përfaqësuesin politik më të dobëtin. Kundërshtari njeh më të dobëtin. Këtë herë për herë të parë në Shkodër , kandidati i vërtetë i PD për shkodran ka dalë nga primaret që pati një interes dhe pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Mohimi i një realiteti evident kur flasin për mungesë bashkëpunim i nga ana e bashkisë, kjo tregon se ata nuk e njohin realitetin por kërkojnë edhe justifikime. Ata duhet të kërkojnë investime reale për qytetarët e Shkodrës. Do të doja që kandidatët e PS të vendosin interesin e qytetarëve por jo të vendosin në plan të parë justifikimin. Jo që nuk ka pasur investime por ka pasur edhe mohim për të investuar duke u refuzuar herë pas here.

Fokusi im do të jetë interesi publik, dhënia e maksimumit për të përmirësuar qytetin në respekt të qytetarëve të Shkodrës. Pra bashkia e Shkodrës nuk do të jetë një institucion si godinë por do tu gjenem hallit të qytetarëve për të pasur sportin e zyrave të bashkisë. Do të përmirësojmë infrastrukturën, ndërtimi i kopshteve, parqeve dhe të përmirësojmë gjelbërimin”, përfundoi Spahia.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re