Një foto e një takimi të zhvilluar në Durrës nga Lulzim Basha ku, qytetarët nuk respektojnë distancimin social ka sjell reagimin e kryeministrit Rama.

Teksa riposton foton e hedhur në rrjetet sociale nga kryedemokrati, Rama nuk kursen edhe ironinë përvec akuzës ndaj rivalit të tij politik.

Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni!, shkruan Rama në krah të fotos në twitter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re