Kryeministri Edi Rama ka “thumbuar” në një postim në Twitter sërish kreun demokrat Lulzim Basha.

 

Duke iu drejtuar me epitetin Artist, Rama shprehet se Basha ka mashtruar edhe në lidhje me “kryekëshilltarin e Merkelit” që bëri programin ekonomik të PD. Sipas Ramës, Martin Hemce nuk është pjesë e CDU dhe se kjo forcë politike e ka mohuar një gjë të tillë.

 

“O Artist po ç’bëhet kështu o vëlla, po edhe për atë “kryekëshilltarin e Merkelit” paske gënjyer mor burrë! Për atë Martin Hemcen e kam llafin që CDU thotë tani s’e njohim fare(!), kurse ti na pate thënë se ai bëri programin bombastik ekonomik të PD me porosi direkt nga Merkeli!”

 

Më tej Rama nuk I kursen as ironitë ndaj disa analistëve të cilët sipas tij kanë ndihmuar kreun demokrat që të përhapë gënjeshtra.

 

“Apo thuaj rrena është më e kollajshme se puna e shyqyr që janë http://qimrat.net  bahrifallirakipi.lesh me http://krasten.com  e me http://andilubonjen.al  dhe shit rrena se i ha populli,siç i hëngrën deputetët e kryebashkiakët kur u the Gjermania është me revolucionin”

 

O Artist po ç’bëhet kështu o vëlla, po edhe për atë “kryekëshilltarin e Merkelit” paske gënjyer mor burrë! Për atë Martin Hemcen e kam llafin që CDU thotë tani s’e njohim fare(!), kurse ti na pate thënë se ai bëri programin bombastik ekonomik të PD me porosi direkt nga Merkeli!

— Edi Rama (@ediramaal) June 28, 2019

 

Apo thuaj rrena është më e kollajshme se puna e shyqyr që janë https://t.co/QH7MwVqyw7 bahrifallirakipi.lesh me https://t.co/sf0OkCAWDr e me https://t.co/iD8NcaeZh0 dhe shit rrena se i ha populli,siç i hëngrën deputetët e kryebashkiakët kur u the Gjermania është me revolucionin🤣

— Edi Rama (@ediramaal) June 28, 2019

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re