Më njëherë pas fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha në Kuvend, ka replikuar me të kryeministri Edi Rama.

Kryeministri u shpreh se fjalimi Bashës ishte kryesisht një kopje e atyre në fushatë dhe shtoi se nuk është koha që t’i kthejë përgjigje deri në fund.

“Prisja më shumë, por sinqerisht, si mund të vije në emër të opozitës në këtë moment që ju e quajtët të rëndësishëm, me një fjalim që treçerekun e kemi copy-paste nga fjalimet e fushatës.

Ndërsa pjesa tjetër ishte vetëm përsëritje, që mund të jetë edhe shkak i stresit, por nuk është kjo koha që unë të të përgjigjem deri në fund, sepse ke boll kumrie. Unë këtu ndalem”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re