Kryeministri Edi Rama nga Fieri ka komentuar mitingjet që kreu i PD Lulzim Basha po zhvillon me militantët e PD në disa qytete të vendit duke shkelur që të gjitha masat antiCovid.
Në fjalën e tij ku inspektoi procesin e vaksinimit të mësuesve në një nga shkollat në Fier , Rama e quajti “fatkeqësi e madhe që për shkaqe politike e interesa partiake dikush jep shëmbullin më të gabuar duke grumbulluar njerëz e duke ngritur gishtat mbi makina”,
“Ky është një proces që duhet të shkojë në kujdes me kujdesin dhe mbrojtje, është fatkeqësi e madhe që për shfaqje politike dhe interesa partiake jep shembullin në të keq duke grumbulluar njerëz dhe duke ngritur 2 gishta mbi makinë, por njerëzit duhet të kuptojnë që kjo është një luftë për shëndetin, një luftë për shumë njerëz që janë më të dobët dhe të gjithë duhet të bëjnë kujdes, të distancohen nga situata absurde që tregojmë injorancë dhe papërgjegjshmëri nga ata që i krijojnë këto situata dhe këputja e zinxhirit të vaksinimit është prioritet numër një, fushata, zgjedhjet, karriget në parlament janë 5 me hic përpara kësaj sfide dhe këtij objektivi, ne do të vazhdojmë vaksinimin dhe turpi i mbetet atyre që e kanë”, tha Rama në Fier. (TemA)
