Rama-Bashës: Kur e latë pushtetin në vitin 2013 çmimi i naftës ishte 183 lekë, sot ështa 177 lekë. E kemi ulur çmimin

rama-5.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryeministri Rama i është përgjigjur kreut të PD-së, Basha, pas akuzave të këtij të fundit për çmime të rritura të karburanteve e energjisë elektrike.

Ai tha në Kuvend se në vitin 2013, kur PD-ja e la pushtetin çmimi i karburantit ka qenë 2013, ndërsa sot është 177 lekë edhe pse ka brenda edhe taksën e karbonit. Rama po kështu tha se Shqipëria nuk ka faturën më të shtrenjtë të energjisë në rajon.

Po kështu kreu i qeverisë se vendi po diversifikon burimet duke përsëritur premtimin se në dhjetë vite, Shqipëria do eksportojë energji.

“Nuk ju shpëton fantazia për masakrat elektorale. Aty ju kam gjetur, aty do ju gjej nëse do vazhdoni ta përsërisni duke i marrë shqip[tarët për budallenj.  Është mendjeklehtësi të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultat ndryshe. Dje në Samitin e Sllovenisë, të gjitha palët ishin të shqetësuara për krizën energjitike.

Është e pavërtetë që fatura e energjisë në Shqipëri është më e larta në rajon. Rritja e çmimi në bursë nuk pyet nëse Spanja ka më shumë apo Shqipëria më pak. Ju partia e liberalizimit të tregut. Konceptet tuaja janë mbeturina të koncepteve të vjetra. 

Në vitin 2013 çmimi i karburantit ka qenë më i shtrenjtë. Shkoni merrni tabelën sa e merrnin shqiptarët karburantin ku ju ishit ende në pushtet. Me gjithë taksën e karbonit brenda, çmimi sot është më i lirë. Sot është 177 çmimi i naftës, kur e latë ju në vitin 2013, 183 lekë. Ne po diversifikojmë burimet e energjisë. Me Skavicën dhe TEC-in e Vlorës ne do kthehemi në eksportues neto të energjisë” – tha Rama.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë