Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në lagjen e rindërtuar “5 Maji”, ndërsa ka shkëmbyer edhe batuta me banorët e zonës.

“Nja 10 veta si ju kryeministër, ne do të ishim ku e ku”, iu drejtua një banore, teksa Kryeministri mbërriti në lagjen “5 Maj”.

Ndërsa kreu i qeverisë u përgjigj me batutë se “nuk i kërkoja dot nënës sime të bënte dhe nja 10 si puna ime”.

“Mua mezi më bëri, me vëllain. Unë i dola me telashe të mëdha, kështu që..”, shtoi Rama.

Qytetarja: Nja 10 veta si ju kryeministër, ne do të ishim ku e ku.

Edi Rama: Epo shiko, nuk i kërkoja dot nënës sime të bënte dhe nja 10 si puna ime sepse edhe mua mezi më bëri, me vëllain. Unë i dola me telashe të mëdha, kështu që…

Janë shpërndarë njësitë e shërbimit kështu që këtu do të marrë jetë e gjitha. Ndërkohë Unaza e Re, ja ku e keni. Pastaj patjetër do e keni linjën e autobusëve.

Ndërsa Rama shprehu edhe kritikat për punimet zyrtarëve që e shoqëronin: “Këto të gjitha duhet t’i merrni, këto detajet ti merrni e ti bëni, po ti lini kështu bëhen shkak degradimi. Kështu që muret, e të gjitha duhet ti marrim e ti qajmë të gjitha, bordurat që të mos ngelet asgjë. Shihe pusetën duhet bërë mirë se është gjynah”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko