Kryeministri Edi Rama ishte në Karavasta bashkë me numrin 2 të qeverisë Erion Braçe dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ku pa nga afër përgatitjet për kantierin e parkut voltaik.

“Karavasta, Divjakë – Aty ku ka zbritur në terren kompania franceze Voltalia, për grumbullimin e të gjitha të dhënave të domosdoshme të fazës përgatitore të kantierit të Parkut Fotovoltaik të Karavastasë, parku më i madh i prodhimit të energjisë diellore në rajonin tonë; ka mbaruar gjithashtu edhe masterplani i zhvillimit turistik të Divjakës, ku Mandati i Tretë do të jetë mandati i investimeve të mëdha në këtë pjesë të vijës bregdetare që ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik, social dhe ekologjik”, thotë Rama.

Atje kreu i qeverisë u takua edhe me një prej drejtuesve të projektit nga Franca i cili kishte përgatitur një pjesë të fjalës së tij në gjuhën shqipe.

“Zoti kryeministër, zonja minister. Përshëndetje. Si drejtor iprojektit jam shumë I lumtur të ju mirëpres këtu në këto toka. Do të prodhojmë energji elektrike me çmim konkurrues që është padyshim energjia elektrike më e e lirë në Shqipëril.

Falenderoj kryeministrin për praninë e tij këtu ndërkohë që partnerët lokalë janë në terren. Falenderimet shkojnë për ministren dhe ekipet e saj. Unë nuk flas shqip mirë. Nëse jeni dakord do të vazhdoj në frëngjisht”, tha ai në gjuhën shqipe.

Ndërsa Rama ia ktheu me batutë: “Nga shqipja jote kuptova se përzierja e një shqiptari me një francez bën një arbëresh”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re