Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Nga Saranda, ku është ndalur në kuadër të turit falenderues, kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat për kryetarin e bashkisë së Finiqit, Romeo Cakuli. Kreu i qeverisë i tha kryebashkiakut se e ka emrin romantik dhe se duhet që të bëjnë një festival dashurie me libra dhe drama.

“Faleminderit që votuat Romeon, sa romantik e ke këtë emër. Do të bëjmë në Finiq një festival të dashurisë me libra, me drama, me poezitë e dashurisë. Mendoje qeveria do të të mbështesë. S’ka më bukur, kreu i bashkisë Romeo ju fton në festivalin e dashurisë,” tha kryeministri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re