Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga baza ajrore e Kuçovës, e cila do të inagurohet më 4 Mars.

Kreu i qeverisë shkruan se baza ajrore do të luajë rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.

Kryeministri Rama shprehet se do të shërbejë edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.

“Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës”, shkroi Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re