Skip to content

Rama, BE, BB, FMN – janë bashkë duke kryer …krimin e gjenocidit ndaj 537 mijë pensionistëve!

Progetto senza titolo 5

Nga Vladimir Dushniku

Ne Konventen e OKB,qe hyri ne fuqi ne 1951 Neni i 2 i Konventes e perkufizon GJENOCIDIN si akte qe perfshijne :-“VRASJEN E NJEREZVE,DEMTIMIN E TYRE FIZIK OSE PSIKOLOGJIK,PERKEQESIMIN E KUSHTEVE TE JETESES NE NJE MASE KERCENUESE PER JETEN …”!

Ne se ju keni heshtur,para faktit ,qe qeveria shqiptare u jep 537 mije pensionisteve me pak se 200 euro ne muaj, kur per trajtimin e qenve rrugace shpenzohen 180 euro ne muaj, a nuk eshte kjo sasi mjerane e parave qe u jepen ketyre njerezve te vuajtur nje “PERKEQESIM I KUSHTEVE TE JETESES NE NJE MASE KERCENUESE PER JETEN” e tyre
Ne kete kendveshtrim,A NUK KONSIDEROHET GJENOCID kjo qe po u behet ketyre mijra pensionisteve?

A nuk eshte kriminale qe per nje qen rrugac shpenzohen aq euro sa per 3-4 pensioniste ish kooperativiste?

Si mund te mbeshtesni ju nje qeveri qe I ka braktisur mijra pensioniste duke iu kercenuar cdo dite jeten,kur per qente rrugace keni heshtur qe shpenzohen 180 euro ne muaj?

I akuzoj te gjithe keto organizma politike dhe ekonomike,sepse jo vetem kane heshtur para te gjitha krimeve dhe korrupsionit qe kane lulezuar ne Shqiperi per 35 vjet,por edhe kane qene nxitesit dhe mbeshtetesit e tyre kryesore gje qe kane beret e mundur shkaterrimin dhe grabitjen e te gjitha pasurive kombetare,mjerimin e popullit,shpopullimin masiv te vendit nga rreth 2 milione shqiptare,kryesisht te rinj,duke cuar ne pragun e vdekjes shumicen e pensionisteve qe marrin me pak se 200 euro ne muaj!

Nuk keni te drejten morale ,qe sot t’I kercenoni pensionistet se “Nuk ka para per te rritur pensionet”!

Ju keni heshtur, qe te vihen para drejtesise ata qe I vune kazmen pasurive kombetare qe I hodhen te gjithe shqiptaret ne rruge pa pune dhe pa shprese,duke I detyruar te emigrojne!

Po ketyre qeveritareve kriminele dhe hajdute pse nuk I vini me shpatulla pas muri ,qe te paguajne demin qe I shkaktuan vendit?

Harroni ju se te gjitha pasurite e shkaterruara dhe te grabitura ishin ndertuar me mundin dhe gjakun e ketyre pensionisteve,qe ju paturpesisht I kercenoni ,qe nuk paska leke?

Si mund te mbeshtesni ju nje kryeminister ,qe per fajin e tij ,Shqiperia duhet t’I demshperbleje italianit Beketi 110 milion euro,pa llogaritur ketu qindra milione euro korrupsion ng ate gjithe ministrat etj?

Ne se nuk doni t’a pranoni akuzen time,atehere pergjigjuni :

1-A mund te jetoje nje pensionist me me pak se 200 euro ne muaj?

2-PSE NUK RIIMBURSOHET TVSH PER BLERJET QE BEN ÇDO PENSIONIST NE MUAJ DUKE UA SHTUAR MASES SE PENSIONIT EDHE TVSH PER CDO BLERJE?

3- Pse kontributet e derdhura tere jeten per sigurimet shoqerore dhe vendore NUK GARANTOJNE ME LIGJ …NJE PENSION DINJITOZ?

4- Pse nuk ndryshohet VKM e vitit 1996 per kompesimin e bukes,vajgurit dhe gazit te lengshem ,qe vazhdon te jete 150 leke/ muaj,kur çmimet e tyre pas 29 vjetesh jane 10-20 fishuar?

5-Pse per pensionistet e vetmuar te pastrehe nuk ua paguan qerane qeveria?

6- Pse per pensionistet qeveria nuk riimburson 100% te gjitha sherbimet shendetesore,vizita,analiza,ilaçet,shtrimet ne spitale etj?

7-Pse nuk ka mjedise te mbyllura KLUBE-BIBLIOTEKE per pensionistet ne vartesi te bashkise, nga kontigjenti i siperfaqeve te banimit ,qe bashkia perfiton me ligj nga 11% te siperfaqes se çdo ndertimi?

8-Pse nuk vendosen stola dhe tavolina pushimi ne lulishte e parqe ku pensionistet dhe qytetaret te argetohen e kalojne kohen?

9-Per pensionistet e vetmuar ,qe marrin me pak se 200 euro ne muaj,PSE NUK UA PAGUAN BASHKIA FATURAT E DRITAVE DHE UJIT?

10-Ne kushtet kur shumica e popullit jeton ne mjerim per buken e gojes,pse BUKA NUK PRODHOHET NGA SHTETI NE ÇDO LAGJE ME GJYSEM ÇMIMI,ndersa ne dyqanet e tjera BUKES T’I HIQET TVSH?

11-Pse ne mencat sociale nuk u serviren te moshuarve 3 vakte ushqim,por sot u jepet vetem DREKA?

12-Po per qente rrugaçe ku u bazua qeveria dhe bashkia qe ka caktuar nje shpenzim per trajtimin e tyre 180 euro ne muaj,aq sa per 3-4 pensioniste ish kooperativiste?

Nje shtet demokratik,qe ndryshon nga ai komunist e fashist,keto kerkesa njerezore duhet t’ua garantoje URGJENTISHT TE GJITHE PENSIONISTEVE!

Se fundi pyes forcat politike opozitare:

-PSE NUK IA SHTRONI QEVERISE KETO KERKESA MINIMALE ,SHUMICA E TE CILAVE ZBATOHEN BRENDA NJE MUAJI NE FAVOR TE PENSIONISTEVE, APO KENI FRIKE MOS SHQETESONI RAMEN?

Ku e kane futur “Koken” partite opozitare, qe para 11 majit I rane gjoksit duke u perbetuar ne mbeshtetje te pensionisteve,kuptohet per votat e tyre,ndersa tani ASNJE NGA KETO KERKESA QE RENDITA ME LART NUK IA KANE PERMENDUR QEVERISE?

Mos valle do kujtohen per pensionistet kur te afrohen zgjedhjet e radhes?