Kryeministri Edi Rama falenderoi Bashkimin Europian për mbajtjen e premtimit dhe hapjen e degës së re në Kolegjin Europian të Bryzhit në Tiranë. Në fjalën e tij gjatë mbajtjes së ceremonisë ai theksoi se BE e ka shoqëruar Shqipërinë përgjatë momenteve më të errëta, ndaj sipas tij ky është një fat i madh për vendin.

 

“Është afër mendsh që jemi shumë të lumtur sot. Është vërtet inkurajuese të shohësh BE ta kaloj kaq shpejt nga fjalët ne vepra, është e pazakontë. Më duhet të them që kjo është diçka që e kemi përjetuar vitet e fundit falë përkushtimit të presidentes, që na ka shoqëruar në momente shumë të errëta, si në momentin kur tërmeti shkatërrimtar goditi Shqipërinë dhe mund ta them pas asnjë dyshim që pa të, rrugëtimi ynë për t’u ringritur do të kishte qenë thjeshtë i pamundur’, tha ai.

 

Ai theksoi se implementimi i këtij sistemi të ri arsimor do t’i shërbejë demokracisë dhe parimeve të të rinjve në vend.

 

“Askush nuk  mund t’u mësojë vendeve që gjendet në pjesë të tjera të botës që duan të ecin përpara, duke transformuar shtetin e tyre, BE është më i miri që e bën këtë, askush, nuk mund ta shoqërojë një vend që të dalë nga e shkuara e vetë e të sigurojë një shtet demokratik, sic bën BE. Edi që nuk është aspak e lehtë, nuk ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si BE, por nuk ka rrugë tjetër. Ja pse besoj se ky kolegj është më shumë se sa një universitet që vjen këtu nga jashtë dhe bëhet pjesë e sistemit tonë”, shtoi ai.

 

Rama thekosoi se shumë të rinj shqiptarë janë të prirur të jenë pjesë e kësak mundësie dhe ky numër do të rritet në vitet në vazhdim, por konkurrenca do të bëhet akoma më sfiduese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re