Në një konferencë për shtyp nga Tirana me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që Ballkani Perëndimor të përfshihet në planet e unionit nëse do të ketë një skenar për krizën energjetike.

Rama deklaroi se në këtë pikë nuk duhet vepruar njësoj me skemën e ndarjes së vaksinave gjatë periudhës së pandemisë.

“Do vazhdojmë të njëjta punë që kemi bërë dhe na afrojnë më shumë me standardin e BE. Fola edhe për domosdoshmërinë që nëse BE do të ketë një plan për të mbështetur vendet për përballimin e krizës energjetike që është pjesa më e rëndë e krizës dhe pasojave të tjera të luftës të mos e lënë Ballkanin Perëndimor jashtë si e lanë me skemën e vaksinave.

Të nxitohet projekti i korridorit të tetë. Tani në këto kushte të reja bëhet edhe më strategjik në aspektin e një korridori sigurie. Këto ishin temat. Dua ta falënderoj mikun tonë sepse është një mik më shumë i këtij rajoni dhe është një avokat që Meriton respektin tonë për aq sa bën që të përshpejtojë këto procese që kanë nevojë për zërat dhe njerëzit e duhur”, u shpreh Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re