Me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave, Entela Ramosaçaj është emëruar zëvendës ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale.

Propozimi është bërë nga vetë kryeministri, Edi Rama dhe vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re