Koncesioni prej 256 milionë euro për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren si dhe ai Orikum-Dukat që kapte shifrën 51 milionë euro janë anuluar. Këtë e konfirmoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi në një intervistë për Report Tv: të gjitha fondet e përcaktuara nga buxheti i shtetit për këto projekte do të kalojnë për të përballuar COVID-19.

“Që të dyja PPP nuk do të vazhdojnë më këto projekte, për shkak të situatës së krijuar, duke i dhënë të gjithë hapësirën fiskale që ka qenë e planifikuar për keto dy projekte në dispozicion për to nevojave që kanë lindur për shkak të situatës nga COVID-19”, theksoi ministrja.

Pak ditë më parë ministrja e Financave Denaj pati paralajmëruar se do të anulloheshin edhe koncesione të tjera. Që kur ka filluar kjo krizë kjo është një nga gjërat që opozita kërkon me këmbëngulje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re