Kryeministri Edi Rama gjatë daljes së parë publike për vitin e ri 2022 u ka dhënë “leksion” shqiptarëve si të menaxhojnë kohën gjatë jetës së tyre.

Sipas Ramës, ka ardhur dita që shqiptarët mos merren me debate majtas – djathtas, por të shpenzojnë kohën duke zgjidhur problemet reale që i shqetësojnë qytetarët.

“Ballkani i Hapur është në formularin që do të marrin shqiptarët në shtëpitë e tyre apo të aksesojnë online për të dhënë opinionin e tyre. Janë opinione që shqiptarët do të dëgjohen pavarësisht llogoreve të tyre partiake. Ne shqiptarët harxhojnë orë në muaj për tu marrë me politikë, le të kursejmë kohën që me sherrin e përditshëm të politikës dhe të shpenzojmë kohë për tu marrë me problemet reale që na shqetësojnë. Je i majtë apo i djathtë, është një konsum shumë i madh me shqiptarët”, tha Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re