Kryeministri Edi Rama ka kritikuar kryebashkiakët kur tha se shumë prej tyre janë indiferentë me problemet e qytetarëve.

“Pjesa tjetër e ankesave që për fat të keq nuk kemi qenë në gjendje për t’i dhënë drejtim lidhen me pushtetin vendor, është për t’u habitur që bashkitë kanë një nivel indiference shumë të lartë në raport me ankesat e qytetarëve në platformë gjë që tregon se bashkitë kanë një nivel indeiference shumë të lartë në raport me qytetarët në përgjithësi e ky është një problem shumë i madh”, theksoi Rama.

Kryeministri nder te tjera tha se ndoshta do të vijë dita që edhe martesat të bëhen online.

“Kini parasysh që mbi 1 mijë shërbime janë në telefon, 95% e shërbimeve dokumente që jep shteti, vetëm 5% janë si puna e martesës martesat online nuk i kemi akoma po mbase do vijë dita që do të bëhen, madje pardje po lexoja që kanë fillaur njerëzit të martohen edhe online por nuk e kemi këtë shërbim, se janë disa shërbime që e duan prezencën fizike”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

“52 mijë s’janë të gjitha ankesat që kanë ardhur janë pothuajse dyfish por në pjesën tjetër të ankesave ka një pamundësi zgjidhje, ka pasur më saktë për dy arsye.

Njëra se një pjesë janë të lidhura me pushtetin gjkyqësor e këto nuk i zgjidh dot platforma se s’është gjykatë. Nëse një cështje është gjyqësore këtë nuk e trajton dot qeveria. Se është për t’u habitur që sot e gjithë ditën njerëzit edhe në rrjetet e mia sociale shkruajnë ky e ai gjykatës deri te pse nuk fute në burg këtë e pse nuk fute në burg atë se jeni bashkë, se po mos ishit bashkë do ishit fut në burg. Nuk fut në burg qeveria njerëz.

Nuk është kryeministri apo ministrat prokurorë. Ne i dimë shumë mirë cfarë problemesh ka pushteti gjyqësor e për këtë arsye kemi ndërmarrë gjithë këtë reformë në drejtësi.

Pjesa tjetër e ankesave që për fat të keq nuk kemi qenë në gjendje për t’i dhënë drejtim lidhen me pushtetin vendor, është për t’u habitur që bashkitë kanë një nivel indiference shumë të lartë në raport me ankesat e qytetarëve në platformë gjë që tregon se bashkitë kanë një nivel indeiference shumë të lartë në raport me qytetarët në përgjthësi e ky është një problem shumë i madh.

Me futjen e mekanizmit të sanksioneve financiare në ligj nuk është më cështje subjektive vetëm por edhe ligjore dhënia përgjigje e zgjidhje qytetarëve,

Në rastin e Bashkive përvec një detyrim i drejtpërdrjtë se janë pusheti më afër qytetarit sanksionet do bëjnë që të jetë shumë më pranë njerëzve edhe fakti që një institucion vendor i caktuar nuk iu përgjigj këtij qytetari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re