Kryeministri Edi Rama ka debatuar sot me deputetin Kujtim Gjuzi, i cili fliste nga vendi ndërkohë që Rama po raportonte për reformën zgjedhore.

“Naltmadhni, të lutem, mbaj fronin! Të lutem se princ Lekën e nxorre jashtë loje. Ke një kontradiktë në objekt, edhe naltmadhni edhe gjuz nuk shkon. Edhe diçka, kur vesh kravatë, këmishën fute brenda. Është A-ja e abc-së së oborrit mbretëror”, tha Rama.

Kryeministri është bërë vetë objekt bisedash për guximin në veshjet e tij, por kësaj herë duket se nuk i ka pëlqyer stili i Gjuzit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re