Kryeministri Edi Rama ndau pamjet e reja pas ndërhyrjeve në zonën nga Porta e Pashait e deri tek sheshi Selamllëkut të Vrionasve në Berat.

Rama u shpreh se, falë ndërhyrjes më të fundit, Berati ka rilindur pas dekadash e dekadash në harresë, degradim dhe errësirë.

“Një pamje e re nga Porta e Pashait e deri tek sheshi Selamllëkut të Vrionasve në Berat, falë ndërhyrjes më të fundit në qytetin e magjishëm që ka rilindur pas dekadash e dekadash në harresë, degradim, errësirë”, shkroi Rama teksa ndau një video nga pamja e re e zonës.

Në bashkinë e Beratit është bërë i mundur rehabilitimi urban i Sheshit “ Iljaz Vrioni’’, restaurim dhe përdorim me përshtatje i ish- Selamllëkut të Vrionasve dhe zonës rrotull. Kjo ndërhyrje krijon potencial turistik për vizitorët e shumtë që vizitojnë qytetin e Beratit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re