Skip to content

“Rama bëri avokatinë e Mirlinda Karçanaj, ajo doli me 4 vila dhe shofer privat”/ Këlliçi: Në Greqi 12 deputetëve iu hoq imuniteti, Shqipërinë e keni kthyer në vendin e pastrimit të parave

belind kellici 1

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, Belind Këllici theksoi se sa herë që ka kërkesa për interperlancë gjendet një arsye nga mazhoranca për t’i rrëzuar.

“Kryeministri në 8 muaj ka qenë në sallë vetëm 2 herë. Sa herë ka kërkesa për Interpelancë, gjendet një arsye dhe nuk bëhet. Mund të jeni e vetmja qeveri në botë që nuk dëshironi të flisni për arritjet tuaja se krenoheni që bëni punë. Doja të flisja për AKSHI, keni një shembull nga Greqia ku 12 deputetë iu hoq imuniteti sepse dyshohen të përfshirë nga korrupsion…Ndërsa në Shqipëri flitet për arritje imagjinare. Duhet përgjegjësi të flasësh në këtë formë. Shqipëria është kthyer në vendin kyç të pastrimit të parave. Kryeministri ka bërë avokatinë  e Mirlinda Karcanaj është e pastrehë, por doli me 4 vila dhe shofer privat”, tha ai.