Deklarata e deputetit të PD-së, Ferdinand Xhaferraj se kryeministri Edi Rama ka bërë ministre disa “çupëlina”, ka hapur debat në Kuvend. 

Pas deklaratës së deputetit, ministret kanë kërkuar që Xhaferraj të kërkojë falje. Teksa qëndronte në foltoren e Kuvendit, Berisha kërkoi që të vendosej rregull për ministret e eksituara.

REPLIKAT:

Ferdinand Xhaferraj: Shprehje të tilla si fundbarku nuk është dinjitoze nga Balla. Se çfarë përfaqëson Edi Rama u duk dhe në zgjedhjet e fundit. Mori një grup çupurinash pa asnjë kontribut politik dhe kryetar i grupit parlamentar të la aty.

Lindita Nikolla: Kjo nuk meriton fjalë. Duhet të kërkosh ndjesë ndaj deputeteve. Nuk mund t;’i etiketosh me gjuhë seksiste. Hiqet fjala dhe kërkoni ndjesë.

Mirela Kumbaro: Kërkoni ndjesë, kërkoni ndjesë.

Lindita Nikolla: Shumë e rëndë zoti Xhaferaj.

Sali Berisha: A mundesh të vendosësh paqe me këto ministre të eksituara. Me këto ministra të eksituara.

Lindita Nikolla: Mos vazhdoni dhe ju siç e keni zakon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re