Berisha e Meta janë individët më problematikë në Shqipëri, sipas kryeministrit Edi Rama.

 

Në emisionin Spotlight në Vizion Plus, kryeministri thekson se dy aletatët Rama e Meta kërkojnë që në vendoret e 14 majit të marrin pengje për t’i kthyer bashkistë në kështjella rezistence kundër regjimit, për interesat e tyre personalë.

 

“Problemi i këtyre zgjedhjeve janë kandidatët e vendosur kundër nesh, nga dy individë, që janë individët më problematikë sot në Shqipëri dhe janë individët më problematikë për Shqipërinë. Natyrisht që ky është fakti më i rëndësishëm i këtyre zgjedhjeve, dhe natyrisht që me këtë fakt ne do merremi”, shprehet Rama. “Zgjedhjet sot janë vendore, por zgjedhjet vendore janë shumë të lidhura me drejtimin e vendit, me partneritetin me qeverinë, janë shumë të lidhura me arsyen pse kandidatët kërkojnë votën. Kandidatët e tyre e kërkojnë votën për të marrë pengje ku të munden dhe për t’i kthyer bashkitë në kështjella rezistence kundër regjimit”, shton ai.

 

Ndonëse Berisha e fton vazhdimisht në debat publik, Rama përforcon qëndrimin e tij lidhur me ish liderin e PD. Ai shprehet se Berisha është i damkosur nga SHBA, e cila e akuzon për minim të demokracisë.

 

“Zëri që e kisha pas kurrizit është zëri i dikujt që e ka në lule të ballit, damkën si person i padëshiruar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor dhe për minim të demokracisë, po këhtu nga Britania e Madhe dhe po kështu nga Bashkimi Evropian, që nuk e ka këtë mekanizëm, por ka të njëjtin qëndrim kur vjen fjala për të damkosurit nga SHBA-të”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re