Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës të kryedemokratit Lulzim Basha në Kuvend, i cili etiketoi si “trekëndësh të Bermudës”, Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Paloka shkruan në “Facebook” se Basha bëri një gabim të madh politik, duke barazuar Sali Berishën me Edi Ramën.

“Ky eshte gabim i madh zoti Basha ! Gabim i madh politike e njerezor ! Sado mllef te te jete mbledhur keto kohe nga nje situate qe ne fakt vete e krijove, nuk mund ti lejosh vetes te vendosesh kurre e ne asnje rrethane , shenje barazimi mes Sali Berishes dhe Edvin Rames ! Te pakten jo duke perfaqesuar demokratet !”, shkruan Paloka.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re