Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë. Pak pas kthimit në Tiranë të Ilir Metës nga vizita zyrtare dy ditore në Malin e Zi, shefi i qeverisë vizitoi në orët e mbrëmjes selinë e presidencës.

 

Këtë radhë Rama nuk hyri në zyrën e kreut të shtetit për të diskutuar dekretet, por për tu betuar si ministri i ri për Europën dhe Punët e Jashtme, pas votimit të hënën në parlament

 

Pas leximit të formulës dhe vendojes së dorës mbi kushtetutë, rama mori nga kreu i shtetit dekretin për detyrën e re.

 

Zyra e presidentit të republikës nënvizoi në njoftimin e saj se zoti Meta i uroi Ramës, suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

 

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës. E gjithë ceremonia e betimit në presidencë zgjati vetëm pak minuta.

 

Marrja e detyrës së ministrit të Jashtëm nga Edi Rama erdhi pas refuzimit të presidentit për të dekretuar Gent Cakajn në krye të diplomacisë.

 

Kreu i shtetit e quajti të papërshtatshme kandidaturën e Ramës, ndërkohë që kryeministri tha se presidenti kishte shkelur kushtetutën, një përplasje kjo që pritet të përfundojë në gjykatën kushtetuese, sapo ajo të jetë funksionale.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re