Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të diel me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, me të cilin ka finalizuar nënshkrimin e marrëveshjes për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA-ve dhe Shqipërisë.

Mbas nënshkrimit të marrëveshjes në fjalë, ka reaguar edhe Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, duke thënë se zyrtarët kanë riafirmuar në të gjitha drejtimet, përfshirë mbrojtjen dhe mbrojtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit.

Në deklaratën e saj në rrjetet sociale, diplomatja amerikane shtoi se SHBA-të mezi presin ta shohin Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe se partneriteti midis dy shteteve po forcohet dhe thellohet.

“Në takimin e tyre sot, Sekretari Blinken dhe Kryeministri Rama riafirmuan bashkëpunimin në të gjitha drejtimet, përfshirë mbrojtjen dhe mbrojtjen e infrastrukturës së telekomunikacionit. Ne, gjithashtu mezi presim që ta shohim Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB. Siç tha edhe Sekretari Blinken, partneriteti ynë po forcohet dhe thellohet”, deklaroi Ambasadorja Kim në “Twitter”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re