Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat lidhur me raportin për zgjedhjet e 14 majit, tha se këto të fundit u kontrolluan nga qeveria në pushtet.

Berisha denoncoi se kryeministri Edi Rama mbajti nën kontroll çdo votë dhe bllokoi të gjitha ekranet televizive për të favorizuar fushatën e tij.

“Nëse partia në pushtet disponoi të gjitha fondet, të gjithë makinerinë shtetërore e shndërroi në makineri elektorale, partia kundërshtare, PD, e futur në garë me të njëjtin numër kandidatësh, pati zero lekë mbështetje nga fondet publike. Rama si diktator i vërtetë, caktoi kryetarin e koalicionit të opozitës, çka nuk ndodh kurrë në një vend të lirë. Rama nuk lejoi regjistrimin e kundërshtarit politik nga frika dhe tmerri.

Komisionet elektorale ishin më të pabarabartat në historinë e këtij vendi. Për herë të parë, 876 mijë qytetarë u prekën me para nga qeveria për të publikuar ose blerë votën e tyre. 1.3 milionë zgjedhësve iu ndryshua qendra e votimit. U krijua një armatë prej 520 mijë zgjedhës shëtitës.  Dita e votimit ishte ditë kulmore e farsës elektorale. Vetëm në një numër të kufizuar qendrash në bashkinë e Kuçovës janë konstatuar mbi 500 raste votimi në grup, familjar ose në shoqëri. Imagjinoni sa janë në të gjithë bashkinë e Kuçovës. Vota u kontrollua në mënyrë të tmerrshme në çdo etapë kohore të saj.

Mediat ishin në kontroll të plotë të qeverisë. Rama bllokoi të gjitha ekranet televizive në funksion të fushatës së tij. Farsa elektorale e vitit 2023 u karakterizua nga pabarazia e plotë mes lojtarëve në fushën elektorale”, tha Berisha.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re