Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar që brenda vitit 2020 të zgjidhet problemi i strehimit të të gjitha familjeve të dëmtuara nga tërmeti me shtëpi më të mira se ç’i kishin pasur, kurse në veçanti për familjet e viktimave, që nesër të ketë një bilanc të plotë të humbjeve në njerëz që kanë pësuar dhe të përgatitet paketa e posaçme për t’i mbështetur ata.

Rama tha: “Brenda vitit 2020 nuk duhet të ketë më asnjë problem me nejrëit që kanë humbur shtëpinë. Duhet të jenë në shtëpi më mirë se ç’ishin para tërmetit.

Ne nuk do t’u kthejmë dot atyre ç’ka humbën jetë, por do t’u japim kushte më të mira se ç’kanë qënë.

Nesër do të marrim masa për njerëzit që kanë humbur jetë. Ata që kanë humbur njerz të jenë të listuar se sa kanë humbur, sa të moshuar kanë, sa fëmijë kanë, dhe nesër dua një paketë të drejtpdrejtë për ata.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re