15 shkurt Në Beratin e bukur të UNESCO-s, bujtinat dhe hotelet po shtohen vit pas viti, duke ia bërë edhe më të këndshëm qëndrimin turistëve që vijnë në qytet.

Kryeministri Edi Rama ndau foto të një hoteli, ndërsa bëri të ditur se ky vend pret turistë nga çdo shtet i botës që prej vitit 2018.

“Hotel “Belagrita” në hyrje të Beratit ofron akomodim dhe mikpritje të pashoqe për vizitorët. Me pamjen madhështore të një kështjelle shekullore dhe menunë e pasur të recetave unike gatuar me mjaft mjeshtëri nga shefat e kuzhinës ky vend pret turistë nga çdo shtet i botës që prej vitit 2018”, u shpreh kryeministri Rama.

Raporti i INSTAT-it për turizmin tregon se, 7.5 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2022, duke i besuar Shqipërisë pushimet e tyre jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe përgjatë stinëve të tjera të vitit.

Janë 1.9 milionë më shumë se, viti 2021 dhe 18% më shumë se viti 2019, që deri tani mbante rekordin e shifrave.

Po ashtu, raporti jep të dhëna interesante të tregjeve të reja që po rriten me shpejtësi. 85% më shumë vizitorë nga Anglia; 3.7 herë më shumë vizitorë nga Spanja; 2 herë më shumë vizitorë nga Sllovenia; 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda; 84% më shumë vizitorë nga Turqia; 2 herë më shumë nga vendet nordike; pa harruar edhe mysafirët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe hyrjet nga vendet e tjera të Ballkanit.

#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/02/1-63.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/02/2-31.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/02/3-33.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/02/4-28.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/02/5-11.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/02/6-18.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/02/7-18.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item8 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/02/8-13.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 8

/gj.m/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re