Pas këtyre pamjeve ku me qindra njerëz u dyndën ne tregjet e frutave perime, duke thyer çdo masë mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit, reagimi i kryeministrit Edi Rama ishte i ashpër.Kreu i qeverisë kërcënon deri me heqje lirie për të pabindurit. Në një postim në rrjetin e tij social, ai paralajmëron masa të reja ndëshkimore.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Masat e reja ndëshkimore do të jenë ligj ditën e hënë dhe për kokëshkretët do të shkohet deri në heqje lirie! Nëse do të lehtësojmë me pikatore popullin e përgjegjshëm, kokëshkretëve do t’ua bëjmë ferr këtë vijë të shtrembër sjelljeje që na fut në zjarrin e ferrit të gjithëve!

 

Nga ushtria dhe uniformat blu, kërkohet një angazhim më i madh dhe masë më të fortë ndëshkimore.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ushtria dhe policitë bashkiake do të shtrëngojnë urgjentisht kordonët sanitarë të tregjeve. Policia e shtetit do të godasë shkelësit me masa të reja ndëshkimore.

 

Të njëjtin shqetësim shpreh edhe Presidenti i Republikës. Ilir Meta i bën apel qytetarëve t’u binden masave kufizuese në funksion të shëndetit të të gjithëve. Ndërsa nga qeveria kërkon që çdo masë kufizuese duhet të jetë në respekt të kushtetutës.

 

ILIR META

PRESIDENTI I REPUBLIKES

Është me rëndësi që çdo akt i Këshillit të Ministrave që miratohet në këtë situatë, t’i nënshtrohet paraprakisht një vlerësimi sa më të thelluar, në proporcion me gjendjen që dikton domosdoshmërish miratimin e tyre. Masat kufizuese duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të ligjeve në fuqi, por edhe t’i përgjigjen vetëm nevojës dhe urgjencës së përballimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shpallur nga Këshilli i Ministrave.

 

Si thelbësore, kreu i shtetit sheh bashkëpunimin e institucioneve me qytetarët për të përballuar pandeminë pa rrezikuar konflikte sociale dhe gjyqësore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re