Me tone të ashpra ka folur që në nisje të konferencës së tij për gazetarët në selinë blu kreu i PD Sali Berisha, në lidhje me kryeministrin Edi Rama.
Ai u shpreh se kreu i qeverisë është një burracak që fshehu pjesëmarrjen në samitin në Spanjë.
“Fsheh pjesëmarrjen e tij në një samit ndërkombëtar dhe e shet se ishte për një vizitë zyrtare në Spanjë. A mund të quhet një burrec. Langaraq? Mundet, edhe një prostitutë amorale politike”, tha ai.
